Asistencë për e-Albania dhe shërbimet kadastrale
Aplikojmë dhe ndjekim praktikat tuaja hap pas hapi, nga dokumentet e para deri te përgjigjja e institucionit.
E përshtatshme për të moshuarit dhe për këdo që nuk ka kohë ose njohuri për të aplikuar vetë online.
Me çfarë ju ndihmojmë
Nga hapja e llogarisë në e-Albania deri te praktikat për pronën tuaj, merremi me procedurat që shpesh duken të ndërlikuara.
e-Albania
Shërbimet online të administratës publike.
- Hapja dhe aktivizimi i llogarisë
- Aplikime për dokumente dhe vërtetime
- Ndjekja e aplikimeve dhe e njoftimeve
- Shkarkimi dhe printimi i dokumenteve
Shërbime kadastrale
Praktikat për pronën tuaj pranë kadastrës.
- Aplikime pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
- Certifikata pronësie dhe kartela pasurie
- Plan rilevimi
- Hartografi
Konsulencë dhe vlerësim
Këshillim profesional për pronën dhe dokumentet.
- Konsulencë ligjore
- Raporte vlerësimi
- Ndjekja e praktikave dhe korrespondenca
- Këshillim për dokumentet që ju duhen
Si funksionon
Katër hapa të thjeshtë. Ju nuk keni nevojë të dini asgjë për kompjuterin.
Na kontaktoni
Telefononi ose ejani në zyrë dhe na tregoni çfarë ju duhet.
Sillni dokumentet
Ju themi saktë çfarë dokumentesh duhen, që të mos vini dy herë.
Ne aplikojmë
Plotësojmë aplikimin dhe ndjekim çdo hap me institucionin.
Ju njoftojmë
Kur dokumenti është gati, ju lajmërojmë menjëherë.
Të dhënat tuaja janë të sigurta
Veprojmë vetëm me autorizimin tuaj dhe i përdorim të dhënat vetëm për aplikimin që na keni besuar.
Në çdo moment mund të kërkoni t'ju kalojmë llogarinë dhe dokumentet tuaja.
- Përgjegjës
- Ing. Ilir Gjinali
- Adresa
- Rruga Josif Pambuku, 2008 Durrës
- Orari
- E hënë – E premte: 08:30 – 16:30E shtunë: 09:00 – 14:00
- info@zyraime.org